KreuCelebrity

Iris Apfel dizenjon koleksionin e parë të mobiljeve

Iris Apfel, ylli 96-vjeçar i stilit, artiste e tekstilit, vajza e rastësishme e kopertineve, sjell një dekor magjik dhe elegant për çdo shtëpi, duke i shtuar CV-së së saj edhe një linjë të re arredimi. Ajo ka bashkëpunuar me Cloth & Company, një kompani mobiljesh me bazë në Çikago, duke krijuar një linjë orendish shtëpiake për Rrjetin Home Shopping. Mobiljet, i qëndrojnë besnike stilit personal të Apfelit, përmes printimeve të mrekullueshme dhe linjave grafike.

“Dekorimi i shtëpisë suaj është një mënyrë për të shprehur stilin tuaj personal, gjë që është arsyeja pse unë kam bashkëpunuar me Cloth & Company për të krijuar këtë koleksion mobiljesh.

Printimet e gjalla me ngjyra në koleksionin tim reflektojnë ndjenjën time unike të dizajnit.”-thekson Apfel. Për këtë koleksion, Apfel u frymëzua nga cirku, dhe estetika e saj e gjallë, duke marë referime delikate dhe klasike.

Printimet e luleve janë të ngrohta, të dekoruara me tenda cirku dhe elefantë.

Orenditë e tjera të kësaj linje përfshijnë dhomat e palosshme të zhveshjes osmane, kombinuar me kolltukë dhe karrige me të njëjtat motive.

Çmimet e koleksion varojnë nga 269 dollarë në 1199 dollarë dhe artikujt janë gati për shitje ekskluzivisht në HSN.com.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF