KreuCelebrity

Erioni dhe Besi, pjesë e televizionit Klan?!

Finalja e ‘Kënga Magjike’ nuk solli vetëm ndarjen e çmimeve, por edhe një mini-surprizë për publikun. Kur Erion Isai dhe Bes Kallaku ishin gati të shpallnin emrin fitues për kategorinë ‘Çmimi i TV Klan’, Arditi bëri një ndërhyrje jo të vogël mes batutave të djemve.


“Ne këtu jemi si një familje e madhe, dhe do kishim dëshirë t’ju kishim pjesë të familjes tonë. Pse jo? Po e mendojmë, po e mendojmë…”, iu është drejtuar Arditi bashkëprezantuesve, ndërsa këta të fundit nuk kanë patur ndonjë reagim konkret. Megjithatë, e gjithë situata është krijuar në çastin kur Erioni dhe Besi po shkëmbenin batuta ndaj Aleksandër Frangaj.


Djemtë kanë falenderuar z. Frangaj dhe bashkëshorten e tij, ndërsa kanë sjellë inskenime humori lidhur me praninë e Ilir Metës në sallë. Fokusi i batutave ka qenë si çdo herë politika në tërësi, ndërsa nuk dihet nëse Besi dhe Erioni do të fillojnë programin e ri në Klan…Sa ndryshime në televizione!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF