KreuCelebrity

Për të gjithë ju që e humbët, kjo është fituesja e ‘Kënga Magjike 2017’!

‘Kënga Magjike 2017’ përmbylli këtë edicion të 19-të mbrëmjen e së shtunës, si gjithmonë, në Pallatin e Kongreseve. Siç e do dhe zakoni, pas ndarjes së çmimeve për secilën kategori, këngëtarët votuan njëri-tjetrin, për t’i dhënë këtë herë çmimin e madh Anxhela Peristerit. Me një diferencë të vogël votash, Anxhela la pas Elhaida Danin në vendin e dytë dhe Fifin në vendin e tretë.


Peristeri u prezantua në festival me këngën ‘E çmendur’, me kompozim të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit. Çmimi i parë nuk ka qenë i vetmi nga trofetë që ka rrëmbyer artistja, pasi ajo u zgjodh edhe si këngëtarja me zërin më të mirë femëror. Peristeri shprehu emocionet e fitores në skenë, duke mos lënë pa falenderuar bashkëpunëtorët e këngës, e natyrisht kolegët që e votuan.


Anxhela u komentua përgjatë gjithë fazës së konkurrimit për potencën vokale, ashtu sikurse zgjedhja e një balade ka qenë jo pak favorizuese për këngëtaren. Kujtojmë se tre vendet e para i përkasin të njejtit zhanër, ashtu sikurse u vu re se këngët e ndjera ishin ato që mbizotëruan këtë edicion të ‘Kënga Magjike 2017’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF