Një tërmet i vërtetë ka përfshirë shtypin femëror britanik, pas publikimit së fundmi të listës së burrave të veshur më mirë për vitin 2018 nga revista prestigjioze britanike GQ. Por nëse kanë befasuar disa emra si Matt Smith, i cili edhe u kurorëzua si njeriu i veshur më mirë, ka befasuar mungesa e emrit të Kit Harrington.
Aktori që luan rolin e Jon Snow dihet që nuk është ndonjë figurë i cili kujdeset tej mase për stilin, por ama gjithnjë ka qenë pjesë e kopertinave më të mira, ndaj nuk mund të eleminohej kaq lehtë. Por kur flet për një listë me emra të njohur si: Giorgio Armani, Paul Smith ose Tommy Hilfiger, ata që bënë edhe përzgjedhjen e emrave të burrave të këtij sondazhi, atëherë bindemi se ata kanë bërë zgjedhjen e duhur.
Tani e tutje shumica e vajzave duhet të shohin Kit si një djalosh të talentuar, por jo të veshur mirë. Edhe pse i konsideruar si një nga aktorët më të paguar të serialeve, për rolin e Jon Snow, kjo nuk do të thotë se ai duhet të jetë patjetër edhe një nga britanikët e veshur më mirë në Hollywood. Arsyeja: sepse thjesht një këmishë e zezë, nuk e bën gjithë punën.

Bleona me fat, ja sa fitoi në kazino

















Ja kush e fiton Këngën Magjike 2017?

