E bukur, seksi, por edhe me shumë fat, sidomos në lojrat e fatit. Këngëtarja Bleona Qereti e ka mbyllur javën që lamë pas me shumë lekë nëpër duar. Nuk e dinim që ishte e apasionuar pas lojrave në kazino, ose ajo është gjendur atyre rastësisht, gjithsesi Bleona ka zbuluar përmes një video në rrjetet sociale, se ka fituar një shumë të majme parash në kazino.
Teksa ka qenë për vizitë në kazinotë e Las Vegasit, Bleona ka fituar jackpotin prej 23 mijë dollarësh. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: u gëzua shumë sa kërceu nga gëzimi kur sinjali i fitores dominoi ambjentin. Bashkë me Bleonën në kazino, ka qenë dhe modelja tjetër shqiptare Angela Martini me të dashurin e saj.
“Nesër është dita e të bërit pazar Angela Martini”-ka thënë Bleona në një video në Instagram. Nga gëzimi, ajo nuk ka duruar po ka mbajtur në dorë edhe 23 mijë dollarët e fituar, si një trofe, duke kërcyer si një fëmijë i lumtur. Bravo Bleona, gjithsesi bëj kujdes, se mos bëhesh e varur nga lojrat e fatit.