KreuCelebrity

Kastro Zizo dhe Klint Çollaku debatojnë për pikët në “Kënga Magjike”!

“E Diela Shqiptare” sot ka mbledhur këngëtarët finalistë të “Kënga Magjike 2017”, të cilët janë vënë përballë njëri-tjetrit dhe vendimeve të një nate më parë. Si gjithmonë, garuesit nuk kanë qenë fort të kënaqur me pikët, ndërsa reagimet kanë filluar që sot paradite në rrjetet sociale. Kastro Zizo ka thënë se më shumë e ofendonte ai që i jepte 1 pikë, se sa një tjetër që e vlerësonte me 0.

https://www.instagram.com/p/Bb19Yt4AUTe/

Pas debateve të shumta, u kuptua që Zizo i referohej Xhesika Polos, por Arditi e ka ndërruar disi drejtimin e debatit. Ai ka theksuar se Kastro vetë i ka dhënë 0 pikë Klint Çollakut, në një kohë që e dinte fare mirë se ajo e Klintit ishte një këngë e pëlqyer. Ky i fundit nuk ka pritur gjatë për t’iu kundërvënë Zizos, duke shprehur se dhe ai ka dhënë të njejtin vlerësim për kolegun.
https://www.instagram.com/p/Bcf2-bYAsvx/
“E dija që aq do më jepte. Në prova ma lavdëroi këngën, por e dija që do më vlerësonte me aq”, është shprehur Çollaku. Debatet kanë vijuar dhe më tej mes të tjerë artistëve, edhe pse ky edicion tashmë ka përfunduar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF