KreuCelebrity

Fillojnë ngacmimet e para, Kastro Zizo i quan ‘puçër me qelb’ kolegët që nuk e votuan!

E thamë që vendimi për të vënë vetë artistët në vend të jurisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet ‘mollë sherri’ mes kolegësh. Festivali ka përfunduar, por komentet pas tij nuk janë kursyer. Edhe pse në pritje të një përballje ‘live’ mes njëri-tjetrit, artistët nuk kanë pritur aq gjatë, duke u shprehur edhe në rrjetet sociale.

Një prej tyre ka qenë edhe Kastro Zizo, i cili sëbashku e Rea Nuhun rrëmbyen ‘Çmimi i Interpretimit’. Për këtë, Kastro është kujdesur të falenderojë si partneren në skenë, ashtu dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre. “Falemnderit Tosi që ka lokalin ngjitur tek studio dhe ka super raki Përmeti”, ka thënë ndër të tjera Zizo, duke treguar dhe njëherë se nuk e lë kurrë humorin mënjanë. Por, këngëtari nuk ka harruar edhe një lloj tjetër falenderimi, një nga ato më pikantet.

A post shared by KLEVIS BEGA (@kastro_zizo_)

“Falemnderit dhe për çdo puçër që na dha 0 pikë apo akoma më keq 1,2,3,4 apo 5 pikë…puçra ka qelb brenda, thjesht do shtrydhur! Hajt me t’mira…”, e ka përmbyllur statusin Kastro, duke theksuar kështu pakënaqësitë me disa nga kolegët. Kush ta ketë zhgenjyer Zizon kaq shumë vallë…?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF