E kemi parë në Paris e Londër vetëm këtë muaj. Nuk po flasim për destinacionet e verës, të cilat varionin nga SHBA në Europë, e tashmë jemi mësuar me udhëtimet e shumta të Lori Hoxhës. Por, këtë herë trashëgimtarja e Top Channel ka surprizuar me zgjedhjen e radhës, e këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram.
Lori duke fotografuar pemën në qendër të Tiranës – shumë rrallë e shohim këtë imazh nga Hoxha. Mesa duket, kjo pjesë e zbukuruar e kryeqytetit e ka tunduar dhe Lorin, duke mos e lënë indiferente ndaj zbukurimeve të këtij viti. “Tirana, dhjetor 2017”, ka shkruar Hoxha poshtë njërës prej fotove, ndërsa duket se ky do të jetë një kujtim i këndshëm për të në fundin e 2017-tës.
Me filtra gri, si shumicën e herëve, trashëgimtarja e Top Channel ka sjellë një këndvështrim ndryshe nga Tirana…
https://www.instagram.com/p/Bch57Rtg-id/