KreuCelebrity

Çfarë presim të shohim sonte nga Robert Aliaj në ‘Dance With Me’?

Ai është ndoshta personazhi më interesant i jurisë, ndërsa njihet për debatet e njëpasnjëshme si me konkurrentët në ‘Dance With Me’, ashtu dhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Robert Aliaj është parë së fundmi të identifikohet si personazhe të ndryshme gjatë mbrëmjeve të së hënës. Si do të shfaqet Berti këtë herë?

https://www.instagram.com/p/BcdFKZSjIFO/

Një foto e postuar nga vetë ai në Instagram tregon një nga personazhet e Dragon Ball, të modofikuar me syze e thonj të lyer me të zeza. “Sferat e Dragotit”, ka shkruajtur Aliaj, ndërsa i është referuar natës së sotme në ‘Dance With Me’. Kujtojmë se herën e shkuar, Roberti u pa më së shumti me ikona emoji në fytyrë, duke shkaktuar jo pak të qeshura tek të pranishmit.

Nuk dihet se me çfarë e ka lidhur Aliaj këtë referim, por me siguri do të shohim një version të Dragon Ball të modifikuar e krejt ndryshe. Si gjithmonë, plot ide Berti!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF