KreuCelebrity

Elhaida Dani: “Kisha njerëz kundër për pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjike’!”

Elhaida Dani u vlerësua me çmimin e dytë natën finale të ‘Kënga Magjike 2017’. Kjo pjesëmarrje vjen pas konkurrimit të vjetshëm në Festivalin e RTSH, ku dhe Dani rrëmbeu vendin e parë. Duke qenë se dhe ‘Kënga Magjike’ e la jo pak të kënaqur këtë vit, këngëtarja i ka dedikuar një status produksionit dhe garës në përgjithësi.

“Të ngjitesha në atë skenë për mua ka qenë përgjithësi e madhe! Në fillim stafi dhe të afërmit e mi ishin të gjithë kundër kësaj pjesëmarrje në KM. Më thoja që po rrezikonin shumë…”, ka deklaruar Dani, ndërsa ka shpjeguar se ajo vetë ishte e sigurt për këtë konkurim, duke qenë se dëshironte që një këngë si ‘E Ngrirë’ ta këndonte në festival shqiptar.

“Kam marr nga ky festival më shumë se sa çmime. Kam marr dashurinë tuaj dhe skt ndihem akoma dhe më afër jush që më mbështesni prej vitesh!”, ka vijuar më tej Dani, teksa ka falenderuar çdo bashkëpunëtor dhe produksionin e festivalit. U përfol gjatë se Elhaida do e fitonte këtë edicion, e kështu do t’u bënte e para artiste që merrte vendin e parë në tre festivale të rëndësishme vendase. Por, këtë herë fati nuk ka qenë tërësisht në krahë të Danit, teksa ajo ka vlerësuar mirënjohjen e publikut.

https://www.instagram.com/p/Bcjo_SEjO08/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF