Edhe pse gjithçka mbaroi të shtunën mbrëma, reagimet e artistëve nuk mund të anashkalohen lehtë. Kush me inate, kush me përshtypjet më të mira, konkurrentët tashmë kanë lirinë të shprehin opinionet e tyre jo vetëm në emisione, por edhe në rrjetet sociale. Këtë herë, ka qenë radha e Fifit të shprehë mendimin për tre nga koleget: Anxhela Peristerin, Elhaida Danin dhe Samanta Karavellon.
https://www.instagram.com/p/BcdZXRgB3RZ/
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Fifi është shprehur kështu: “Jeni artiste me plot kuptimin e fjalës. Urime për çmimet dhe ju shtofshin sukseset.” Artistja ka vijuar dhe më tej me lëvdatat, duke shprehur se të treja vajzat kishin përcjellur emocion, dashuri dhe pozitivitet tek publiku: “Në fund të fundit dimensionin ‘art dhe muzikë’ e kemi përfaqësu denjësisht…”
https://www.instagram.com/p/BckULoZB50U/
Duket qartazi se në këtë garë të fortë të edicionit të 19-të të ‘Kënga Magjike’, Fifi ka lidhur miqësi të ngushtë me këto tre kolege në veçanti. Ashtu sikurse këngët e tyre bënë jo pak bujë për publikun e gjerë.