Sara Gurabardhi / Foto: Geljant Kaleci
Kohët e fundit pyetja që i drejtohet më shpesh është ajo: sesi u dobësua… Sigurisht për një natyrë moskokëçarëse si Enada At’Nikolla të dukej se edhe kilogramët e tepërt nuk ishin problem, pasi ajo nuk e jetonte si shqetësim këtë pjesë, edhe pse një trup në formë të mirë fizike është i adhurueshëm nga të gjithë. Megjithatë, mbërritja në këto linja të mrekullueshme në të cilat gjendet tani, nuk ishin motivi që ajo të dilte në kopertinën e funvitit të revistës BORDO, që ka qenë në fakt lajmi i ditëve të fundit. Përkundrazi! Një kapriço e moshës 20-vjeçare, tashmë kishte marrë formën e një premtimi! Vetë ajo na rrëfen për bordo.al këtë sekret dhe madje nuk e lë me kaq, na sfidon me një tjetër premtim!!!
Enada, ka pasur një reagim të madh në rrjetet sociale dalja juaj në kopertinën e BORDO. Ju vetë si e keni pritur? Ka një motiv që ju shtyu të pozonit dhe sfilonit në një farë mënyre sërish?
BORDO është një revistë që ne e kemi bërë për të tjerët dhe nuk kisha dëshirë që meqë unë po bëj tani një revistë të dal dhe vetë te revista ime në kopertinë. Në këto 3 vite të krijimit të BORDO-së nuk e kam pasur dëshirë deri tani për të qenë në kopertinën e revistës. Kurse numrin e fundit ndodhi padashur që të pranoja! Midis shumë bisedash, që i di stafi i brendshëm thashë OK! E thashë duke qeshur, sepse dikur kam pas dhënë një intervistë, a në disa intervista,- një premtim. Në atë kohë, vetëm 20 vjeç, më dukej shumë e largët koha. Dhe kur më pyesnin; A ke dëshirë të sfilosh…? Sa të pëlqen të qenurit modele, përveçse stilistes…? Etj… Unë thosha që më pëlqen aq shumë sa një ditë do më shihni duke sfiluar edhe 40 vjeç. Dhe nuk kisha më kohë që ta mbaja këtë premtim ndaj vetes, sepse dhe një javë më ngelte nga të qenurit 40 vjeç. Kështu që është dhe pak një kapriço e imja edhe një lojë me kohën dalja në BORDO.
Përveç editorialit dhe fotove ky set shoqërohet dhe me një klip. Çfarë do të shohim në të?
Setin fotografik menduam ta memorizonim me një klip, për të qenë dhe më i pasur dhe më i plotë, sepse jo çdo gjë arrin të pasqyrohet aq sa duhet në foto! Klipi dëshmon mësë miri një set të gjatë, besoj të bukur dhe nuk ka ndonjë arsye më shumë!
Koleksioni ka një tematikë? Eshtë festiv, apo janë gjëra që ju pëlqejnë juve?
Është si ta shohësh… Përgjithësisht janë gjëra që më pëlqejnë mua, por dhe shumë veta mund ta gjenin veten tek këto veshje, për sezonin e festava dhe jo vetëm.
Një nga pyetjet që bëjnë gjithë njerëzit në daljet tuaja të fundit televizive janë linjat tuaja të trupit, të cilat kanë ndryshuar shumë së fundmi: Cili është sekreti?
Një nga arsyet që më shtyu për të plotësuar këtë kapriçon time të thënë dikur është dhe fakti që kam ardhur në linjat e mia të mëparshme. Nuk jam akoma në super, super formë, – nuk mund ta pretendoj atë, por sigurisht që i jam kthyer vetes që isha para disa kohësh. Në Amerikë gjeta zgjidhjen për të realizuar këtë gjë. Kam përdorur një kurë, e cila përdoret edhe nga yjet e Hollivudit dhe nga personazhe që neve i njohim dhe i ndjekim. Kështu m’u hodhën poshtë edhe mitet për shumë personazhe, të cilët janë gjithmonë të dobët (qesh). Nuk ishte e gjitha palestër, apo dietë, por edhe pak mjekësi! Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në trup!
Enada, për t’iu rikthyer edhe njëherë kopertinës tani që e mbajte këtë premtim ndaj vetes, keni ndonjë synim të ri…?
Po. Do më shihni edhe një herë modele te të 80-at (qesh)!
Videoja nga prapaskenat e fotosesionit:








A nuk depilohet Gigi Hadid?




Alketa Vejsiu sfidon Robert Aliaj

Tuna shfaqet vetëm me Tian, pa Patrisin






