Të gjitha nuset vishen më të bardha, ndërsa Angela Martini ka preferuar një fustan të zi, por ama tejet transparent, ku duken madje edhe të brendshmet dhe format e saj sensuale.

Vetë modelja shqiptare ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografitë nga martesa e saj me të dashurin e saj Dragos, me të cilin prej kohësh kanë një lidhje.

“Sapo u martova në Las Vegas me burrin e ëndrrave të mia” –shkruan Angela në postim, teksa ka zbuluar edhe detaje të cermeonisë.

Ndërkaq, Drago në faqen e tij ka nxjerrë një tjetër postim për martesën, por ndryshe nga ai i Angelës, thekson diçka tjetër: Sapo u martova me gruan më seksi në botë. Jeta është kaq e mahnitshme dhe kaq e bukur”-thekson ai.

Gjatë momenteve të dasmës, çifti ka publikuar situata ku ajo shfaqet teksa merr lulet dhe i vendoset unaza në gisht, e në fund duke u puthur me njëri-tjetrin.

A nuk depilohet Gigi Hadid?
Alketa Vejsiu sfidon Robert Aliaj
Tuna shfaqet vetëm me Tian, pa Patrisin

