KreuCelebrity

Çfarë dhurate i ka bërë Blendi Fevziu, Bleona Qeretit?

Edhe pse nuk e kanë zbuluar ndonjëherë publikisht se mes tyre ka pasur një miqësi të fortë, duket se Bleona e ka treguar atë përmes një spostimi në faqen e saj në Instagram.

Këngëtarja ka nxjerrë në shesh një kujtim të bukur nga gazetari i Opinion, Blendi Fevziu, që askush nuk e dinte deri tani. Bëhet fjalë për një dhuratë e cila daton plot 9 vite me parë, por për Bleonën ka qenë aq e veçantë sa ajo vazhdon ta mbajë atë, madje e ka vendosur edhe tek çelësat e saj.

“Blendi Fevziu xhemla, kjo dhurata Cartier është tek çelësat e mi për 9 vjet. Love You”-shkruan Bleona. Në këtë mënyrë ajo ka zbuluar se jo vetëm që bëhet fjalë për një dhuratë e cila duke ju referuar markës është e shtrenjtë, por njëkohësisht ata janë aq miq sa i flasin njëri-tjetrit me përkëdheli. Kjo të paktën nga ana e Bleonës, e cila nuk nguron ta quajë Fevziun edhe xhemla.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF