KreuCelebrity

Përgatituni për surpriza, ja se ç’do të shohim në finalen e ‘Dance With Me’!

Puntata e ardhshme e ‘Dance With Me’ do të shënojë dhe finalen e këtij edicioni të katërt të spektaklit. Pritet një mbrëmje e mbushur me surpriza, e pak prej tyre i ka zbuluar Alketa Vejsiu natën që lamë pas. Por, çfarë do të shohim më 18 dhjetor?

Albi Nako ka përgatitur një numër special koreografik, e në skenë nuk do të ngjiten vetëm balerinët. Do jetë Valbona Selimllari ajo që do të kërcejë një këngë shqiptare, duke e parë në një rol ndryshe nga më parë. Kjo nuk është e gjithja, pasi Robert Aliaj do të vijë me një duet në skenë, për t’i shtuar energji mbrëmjes.

“Do kërcej natën finale, shumë jam përmbajtur”, ka thënë Alketa, duke zbuluar kështu surprizën e tretë të finales. Moderatorja ka premtuar se do të ketë të papritura nga më të këndshmet, e tashmë sytë janë kthyer nga 18 dhjetori!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF