KreuCelebrity

Cilin dyqan preferon Armina për blerje në Paris?

Blogerja dhe vajza e njohur e ekranit është zhvendosur drejt Parisit në këtë periudhë festash, të cilat nuk nguron t’i quajë magjike. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Parisi i dritave këtë sezon shkëlqen.

Por përveçse shfaqet në rrugët e Parisit në një atmosferë mbushur me tullumbacë dhe një balonë të madh në sfond, jo dhe aq e dukshme, por ama nuk të humbet nga sytë logoja e dyqanit të Dior. Ndoshta Armina ka qenë aty për të bërë blerjet e rastit në butikun e njohur, e prej andej ka preferuar ecjen në rrugën Avenue Montaigne, ku ndodhen edhe një sërë dyqanesh të markave të njohura.

Armina ka preferuar të shfaqet e vetme, pa treguar se në praninë e kujt ka qenë gjatë këtij udhëtimi në Paris, por ama ka zbuluar një sekret, vendin e saj të preferuar të blerjeve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF