Ndërsa një ditë më parë në Instastory publikoi një set me produkte kozmetike mjaft të kushtueshme, të cilat padyshim janë një arsye përse ajo është gjithnjë në formë, vetëm pak orë më parë, Jonida Maliqi përmes disa fotove, zbulon edhe një tjetër sekret të pamjes së saj.
Duke uruar të ëmën për ditëlindje, madje nuk ka nguruar ta quajë “Perëndesha Ime”, këngëtarja ka treguar kështu se AND-ja e saj ka lidhje me pamjen. Tiparet e së ëmës janë padyshim reflektim i trashëgimisë së gjeneve të mira, pa harruar kujdesin që këngëtarja ka gjithmonë për veten.
Këto janë momente të rralla, kur artistët publikojnë imazhe të prindërve të tyre, duke zbuluar jo vetëm anën e tyre familjare, por edhe ngjashmëritë që kanë me prindërit. Në këtë mënyrë, Jonida i ka vënë kapak të gjitha dyshimeve se kujdesi estetik është më i rëndësishmi , pasi AND-ja e trashëguar është mbi gjithçka.


Adriana Lima: Nuk do të zhvishem më

Kush e ka tradhëtuar Hueyda El Saied?

Dasma romantike e Kate Upton









A nuk depilohet Gigi Hadid?




Alketa Vejsiu sfidon Robert Aliaj

Tuna shfaqet vetëm me Tian, pa Patrisin

