U fol se Brad Pitt kishte gjetur “gruan e ëndrrave të tij” në aktoren Jennifer Lawrence. Një lajm ky i cili u hodh në qarkullim nga revista “Star”, sipas së cilës : ‘Brad dhe Jennifer kanë qenë duke shijuar shumë netë së bashku.
Por me sa duket dashuria mes dy yjeve është thjeshtë një fantazi. Sipas Dailymail, një burim i afërt me yllin 54-vjeçar, e ka hedhur poshtë këtë lajm.
Sipas tij, Brad nuk është takuar me aktoren e çmimit Oscar, ndërsa është shprehur se lajmi që qarkullon është “i gabuar”.
Megjithatë, sipas “Star” aktori ka qenë prej kohësh i interesuar për Jennifer, thjesht priti momentin e duhur për t’ju afruar asaj.
Lawrence u nda kohët e fundit me regjisorin 48-vjeçar Darren Aronofsky, ndërsa Pitt, pas ndarjes nga Angelina, ka qenë relativisht i qetë.


Evolucioni i stilit të Meghan Markle





Adriana Lima: Nuk do të zhvishem më

Kush e ka tradhëtuar Hueyda El Saied?

Dasma romantike e Kate Upton









A nuk depilohet Gigi Hadid?

