Nuk ka më dyshime! Monika Lubonja është drejtoresha më aktive që ka njohur institucioni I Qendrës Kombëtare të Kulturës. E ka dëshmuar tashmë prej 4 vitesh që është në krye të këtij institucioni, teksa këtë fundjavë do të celebrojë evenimentin më të madh jo vetëm të këtij viti, për të si drejtore. Ditën e diel, në 17 Dhjetor festohet 70-vjetori i Pallatit të Pionerit.
Me këtë rast, do të organizohet një mbrëmje GALA, me aristët dhe njerëzit që vunë themelet e një institucioni që promovoi dhe rriti talentet e të gjitha fushave, sot emra të rëndësishëm të artit shqiptar! Prej mbi katër muaj Lubonja ka punuar për të mbledhur ccdo material, të djegur dhe humbur ndër dekada duke plotësuar kështu pazëllin e një historie, që vetëm një njeri idealist si ajo mund ta ribashkojë.
Figurat më të rëndësishme të skenës shqiptare: Suzana Turku, Suzana Frashëri, Irma Libohova, Ardit Gjebrea, Inva Mula, Yllka Mujo, Zana Ccela, etj, do të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje artistike, me këngët e tyre të dikurshme, konkurrente në Festivalet e Fëmijëve, sot ndër krijimet më të dashura të brezave që janë rritur dhe të atyre që vijnë.
Përmes një ideje origjinale Monika do t’I risjellë të gërshetuara skenat e dikurshme, me ato aktuale, ku do t’u bashkohen zërat e rinj të muzikës sot. Ndërsa, gjithë arkiva fotografike e mbledhur me kujdes do të jetë pjesë e një ekspozite përpara nisjes së mbrëmjes GALA, pikërisht në hollin e Akademisë së Arteve, ku edhe do të mbahet kjo natë jubile.
Gjatë spektaklit do të vlerësohen me kupa dhe medalje mirënjohjeje, ata që vunë gurët e themelit të shtëpisë së artit, por edhe personalitetet më të rëndësishëm që prodhoi Pallati i Pionierit. Kjo natë do të ketë edhe të tjera surpriza, të cilat BORDO.AL do t’I zbulojë në vijim.
Paralel me këtë super event, Monika Lubonja po përgatit edhe këngën e fëmijëve të Qendrës Kombëtare të Kulturës për fundvitin, që pritet të surprizojë jo pak, ashtu sikurse ndodhi edhe fundvitin e kaluar me këngën “Eja me mua” (https://www.youtube.com/watch?v=BsZY_gtWx5Q). Krahas axhendës artistike të institucionit që ajo drejton, Lubonja këtë vit ka suprizuar gjithë shqiptarët me këngën “Shqipëria ime”, (https://www.youtube.com/watch?v=gpHa_r5kLZI) hiti më i bukur promovues i Shqipërisë interpretuar nga fëmijët dhe që e sillte vendin tonë më të bukur se kurrë, ndërsa në fillim të qershorit ajo drejtoi Festivalin Folklorik “Argjiro Fest ON 2017”!