KreuCelebrity

Drake fton në takim Angelina Jolie, ja përgjigjia që merr nga aktorja

Drake është një këngëtar mjaft i pëlqyer jo vetëm për zërin dhe aftësitë në muzikë, por edhe për pamjen mjaft tërheqëse.

Ai është i njohur për romancat e tij me femrat më seksi të showbiz, si Rihanna, Nicki Minaj ndërsa u hapën fjalë edhe për një lidhje me Jennifer Lopez, por gjërat u qartësuan më vonë dhe mes tyre nuk pati asgjë. E me sa duket, romacat me këto gra seksi e kanë bindur Drake se mund të fitojë zemrën e kujtdo gruaje që don, kjo deri në momentin që u përball me refuzimin.

Drake me sa duket ka ftuar për të dalë aktoren Angelina Jolie, por e ka pësuar keq.
Ai ka publikuar një foto në Instagramin e tij, ku shihet në një tavolinë dhe në krah të tij qëndron një karrige bosh. E në këtë vend bosh ai ka etiketuar Angelina Jolie, ndërsa e shoqëron me shkrimin: më refuzoi. E pra, me sa duket Angelina nuk i ka shkuar në takim reperit. Gjithsesi kjo po na bën të dyshojmë: Vallë ka një flirt mes tyre?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF