Pas lajmit për shtazëninë e saj, këngëtarja Zajmina Vasjari na ka mbajtur kurioz rreth gjinisë së bebit që ajo pret. Vetë bukuroshja nuk fliste rreth kësaj çështje, ndërsa komenti i një mikeshe të saj në një foto na bëri të dyshojmë se ajo priste një vajzë.
Mirpo me sa duket qenkemi gabuar. Zajmina ka postuar në Instastory një foto, ku tregon dhuratën që një mik i saj i kishte bërë, lule dhe veshje për beba. Ajo që bie në sy është fakt se veshjet janë në ngjyrë blu, gjë e cila na bën të dyshojmë se Zai pret një djalë. Por gjithsesi, deri sa vetë këngëtarja të na e tregojë të gjitha këto do të mbeten dyshime.
Ky është fëmija i parë për këngëtare bukuroshe, ndërsa Zai është tërhequr pak kohë më parë edhe nga muzika duke iu përkushtuar kështu vetes dhe fëmijës që pret.













Brad Pitt dhe Lawrence në një lidhje?


Evolucioni i stilit të Meghan Markle




