KreuCelebrity

Rihanna “mund” Dukeshën Kate, femra më me influence për 2017

Çdo gjë që Rihanna prek kthehet në një gjë të shitur, sipas platformës së kërkimit mbi modën, Lyst. Këngëtarja, aktorja e tashmë edhe pronare e një linje kozmetike, është kurorëzuar zyrtarisht si femra e famshme më me shumë influencë për vitin 2017, e kjo falë stilit të saj elektrik që nxit shitjet e mëdha për markat e modës.

Sipas të dhënave të analizuara nga Lyst, nga 100 milion kërkime, 80 milion blerës në mbarë botën janë ndikuar nga veshjet e 29-vjeçares.

Duket sikur çdo që ikona e muzikës vesh njerëzit e duan, duke lënë kështu në hije edhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate.

Në fakt Kate u rendit e pesta si femra më e influencë në 2017. Pas Ririt në vend të dytë ishte këngëtarja Selena Gomez, në vend të tretë supermodelja Bella Hadid ndërsa në vend të katërt u rendit rivalje  e re mbretërore, Meghan Markle.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF