KreuCelebrity

Pirro Çako për shopping, me një grua misterioze

Edhe pse nuk e kemi parë të shfaqet së fundmi shpesh në skenë, duket se këngëtarin Pirro Çako e ka kapur paparazi i revistës Bordo duke bërë shopping në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit. Edhe pse artist i njohur, ndryshe nga të tjerët, që thonë se shpenzojnë veç për veshje firmato, Pirro ka zgjedhur të bëhet njësh me turmën, duke blerë në një nga dyqanet e markave mesatare.

 Por, ajo që na ka rënë në sy ishte fakti se gjatë gjithë kokës ai ka qenë nën shoqërinë e një gruaje. Silueta e saj na bëri pak kuriozë derisa e zbuluam. Në fillim ata ishin të impenjuar për të bërë blerje në një dyqan rrobash, ku gruaja nuk nguronte të merrte mendimin e Pirros, e më pas ata ndaluan në një dyqan të hapur në mes të qendrës tregtare.

Aty gruas i janë dashur të blejë disa produkte kozmetike, ndaj edhe shoqëruesi i saj i ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës, pa i dhënë asnjë sugjerim, se fundja ishin të gjitha produkte femrash, por duke e ndjekur në distancë me shikim.

E më në fund zbuluam, se gruaja që shoqëronte Pirro, quhej Luiza. Do të thoni ju kush është Luiza? Është e ëma e tij, Luiza Çako, me të cilën ai kishte dal ëpër të bërë blerjet e festave. Me këtë profil që e pamë këngëtarin së fundmi, na la të kuptojë se ai është i dedikuar jashtë mase ndja familjes.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF