Pas dasmës së paparashikuar, Angela Martini ka surprizuar të gjithë me dhuratën që i ka bërë bashkëshorti i saj i ri. Modelja nuk ka nguruar të tregojë për të gjithë ndjekësit e saj makinën tip Bentley sipër së cilës ishte vendosur një fjongo e madhe e kuqe, një dhuratë pas dasmës. Kjo është një nga makinat më të kushtueshme në Amerikë, çmimi i së cilës vijon nga 250 mijë dollarë deri në 270 mijë dollarë.
Dhurata i është bërë Angela Martinit nga burri i saj Dragos Savulevscu, e cila ka marrë mijëra komente nga ndjekësit e saj fill pas postimit në rrjetin social Instagram. Një prej tyre ka qenë edhe komediani shqiptar Ermal Mamaqi, i cili nuk i ka kursyer batutat ndaj modeles pasi ka parë dhuratën që i është bërë tha: Aman na i lej i xhiro burrin!
Modelja Angela Martini u martua fundjavën e shkuar me aktorin dhe producentin rumin në Las Vegas, momente të cila bënë xhiron në rrjetet sociale dhe internet, por shkëmbimi I unazave erdhi aq papritur sa askush nuk e kishte imagjinuar.