Në mediat shqiptare është folur shumë për bukuroshen Floriana Garo, e jo më kot. Fejesa e saj me avokatin, e më pas shtatzënia e saj bënë që të gjithë sytë e veshët të përqëndroheshin tek bukuroshja. Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë”, ka folur për të gjitha këto, pas kthimit nga pushimet me partnerin, në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”.
Ajo ka komentuar edhe zëvendësimin e saj në “Jo vetëm Modë”, duke u shprehur se: Më surprizoi si lajm, pasi unë isha autorja e emisionit, jo vetëm moderatorja. Nuk e mendoja që ai format mund të bëhej më njësoj, ndaj edhe emri duhej të ishte ndryshe, por këtë gjë e vendosi ‘Klani’, që mbart patentën e programit.
Ndërsa nuk ka pranuar të flasë shumë rreth jetës së saj private, Floriana ka pranuar se së shpejti do të kemi edhe dasmë. “Unë dhe Enisi jemi martuar tashmë, por dasma do të jetë pas lindjes së vajzës. Do më duhet pak kohë për ta marrë veten dhe për ta planifikuar. Gjithçka në momentin e duhur” është shprehur Garo.