KreuCelebrity

Ëngjelli i Victoria’s Secret, pret fëmijën e dytë

Askush nuk do ta kishte besuar se ishte shtatzënë, nëse ajo nuk do ta kishte zbuluar e para. Ëngjelli i Victoria’s Secret, 29 vjeçarja Candice Swanepoel, njoftoi se është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë modelja përmes një postimi në Instagram me një foto, ku shtatzënia e saj është mëse e dukshme përmes një fustani të verdhë. “Krishtlindja erdhi herët” -thotë Swanepoel në përshkrimin e fotove.

Supermodelja dhe i fejuari i saj, modeli Hermann Nicoli janë tashmë prindër të djalit 14-muajsh Anacã, por duket se kanë dashur që familja e tyre të shtohet edhe me pjesëtarë të tjerë. Duket se lajmi i kishte shpëtuar edhe vëmendjes së medias gjatë sfilatave të fundit të Victoria’s Secret, ku në fakt nuk u duk asnjë shenjë nga shtëzënia e pritshme e modeles, pasi ajo gëzonte linja të përsosur dhe asnjë dyshim për ndonjë shtatzëni të mundshme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF