KreuCelebrity

U nda nga Bora Zemani, Vin Veli pranon se ishte faji i tij

Dy ditë më parë, pas shumë aludimesh, Dj Vin Veli pranoi ndarjen me moderatoren Bora Zemani. Ndërsa tashmë ai ka pranuar se shkak për këtë ndarje është bërë vetë ai. Në një intervistë ndryshe në “Vizion Plus”, në emisionin “Oktapod” , Dj ka treguar se shkak i ndarjes së tyre ka qenë tradhëtia, duke pranuar se e ka tradhëtuar bukuroshen. Ndonëse, ai thotë se ky veprim e ka bërë të ndjehet shumë keq , dhe se nuk e ka përjetuar mirë të gjithë këtë situatë.

Çifti zyrtarizoi ndarjen pak ditë më parë, ku ishte vetë Vin Velia i i cili i dha përgjigje të gjithë zërave të ngritur për marrëdhënen e tyre. Sipas tij ata janë ndarë me mirkuptim, pas shumë viteve bashkë, ndërsa shtoi se ai që do i mbajë të lidhur përgjithmonë është djali i tyre Arbori edhe pse ata kanë vendosur të jetojnë të ndarë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF