KreuCelebrity

Adelina Ismajli kthehet në Festivalin në RTSH si…

 Një personalitet i rrallë artistik që prodhoi show bizi shqiptar i viteve ‘90-të, pritet të ngjitet në skenën e Festivalit më të madh në vend.

Plot këngëtare të tjera tentuan të ndiqnin gjurmët e saj, por mbetën përpjekje të mundimshme që filluan e mbaruan me veshjen, lookun, sepse askush nuk i afrohej dot kurajos skenike të artistes nga Kosova, as sharmit te saj, as rebelizmit.

Ka mall për Adelina Ismajlin, që kur vrau frikën për skenën madhështore të Festivalit, me “Mos ma gjuj diellin me gur’ “, ka mall për të që kur zhveshi më shumë se sa veten nga rrobat, mentalitetin e ndrydhur të një populli që për gjysmë shekulli jetoi në izolim e qasja ndaj të resë, kishte vështirësi për pranim.

Pas një karriere që ka njohur veç rritje në kurbën e saj, me një pjekuri artistike për t’u admiruar, Adelina Ismaili është vlerë e shtuar për institucionin e Festivalit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF