KreuCelebrity

A ka një bebe këtu brenda? Ja çfarë i bën e bija Emina Çunmulajs

Teksa pret të bëhesh nënë për herë të dytë është pa dyshim një ndjesi e mrekullueshme dhe një emocion i madh. Por një emocion po kaq i madh është edhe tek fëmija i parë, i cili mbi të gjitha është edhe kurioz. Kështu me sa duket është edhe e  bija e Emina Çunmulajs.

Në një video të postuar më Instastory nga modelja bukuroshe, e bija, duke i vënë dorën tek barku e pyet: Ka bebë këtu? Madje shkon dhe më tej, me pafajsinë e saj, ndoshta edhe nga lumturia për të motrën apo vëllain, godet lehtë barkun e Eminës. Sa shumë dashuri…

Modelja e njohur shqiptare e bëri të ditur lajmin mbi shtazëninë e saj disa ditë më parë. ajo posto një foto në Instagram, së bashku me të bijën dhe bashkëshortin, ku shkruante: Familja po shtohet. Epo urime Emina!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF