KreuCelebrity

Bën shumë ftohtë, por jo për Angelina Jolie

     

Në Nju Jork bën shumë ftohtë këto ditë, por jo për Angelina Jolie. Aktorja e famshme ka sfiduar temperaturat, ndërsa u fotografua mbrëmjen e së premtes me një fustan të zi me shpatulla jashtë. 42-vjeçarja kishte dalë për një darkë me 4 fëmijët e saj.

Ditën e djeshme u fol se Drake kishte ftuar në një takim aktoren, por kjo e fundit e kishte refuzuar. Këtë e bëri të ditur vetë Drake nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ishte i ulur në një tavolin, e në karriken përballë, e cila ishte bosh, ai bëri tag Angelinën.

Nuk dimë nëse ka ndonjë flirt mes tyre, ndërsa pavarsisht fotos së Drake Angelina nuk ka bërë asnjë reagim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF