Joshëse dhe e bukur është shfaqur këngëtarja Tuna në një foto të postuar në Instagram. ajo ka pozuar për fotografin Norik Uka, ndërsa poshtë fotos shkruan: Çfarë ndodh nën veshtull, mbetet nën veshtull!
Nuk dimë se ccfarë mesazhi ka dashur të japë Tuna me këtë që ka shkruar, por dimë që miti i veshtullës lidhet me romancën, dashurinë dhe puthjen.
Ai është një mit nga keltët dhe skandinavët, të cilët kanë besuar se ekzistonte një mister rreth kësaj peme duke qenë se mbetej e gjelbër edhe gjatë dimrit, përkundër se i binin gjethet. Në Mesjetë besonin po ashtu se sillte fat.