Lajmi se artistët më në zë shqiptarë u bashkuan nga Monika Lubonja, drejtore e Qendrës Kombëtare të Fëmijëve, për të celebruar 70-vjetorin e krijimit të Pallatit të Pionierëve ka ditë që zhurmon në median shqiptare. BORDO ka sjellë pas here të rejat e kësaj ngjarjeje të rrallë, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje në Akademinë e Arteve.
Por, një surprizë e kësaj mbrëmjeje do të jetë interpretimi i sopranos Inva Mula. Burime pranë Festivalit kanë pohuar për BORDO.AL se Inva në këtë mbrëmje do të ketë si partner mikun e saj të mirë, pianistin e famshëm Genc Tukiqi, i cili vjen ekskluzivisht në këtë eveniment për të interpetuar me mikeshën e tij, por edhe për të shprehur një lloj mirënjohjeje për institucionin, që formoi dhjetra artistë.
Ashtu sicc kemi treguar më herët artistët e ftuar, Suzana Turku, Suzana Frashëri, Irma Libohova, Yllka Mujo, Zana Ccela, etj do të interpretojnë këngët e tyre, me të cilat kanë nisur karrierën dhe kanë konkurruar në Festivalet e Fëmijëve. Ndërkaq, artisti Ardit Gjebrea do të ngjitet në skenë me artisten më të re të muzikes shqiptare, vajzën e tin Anna!