KreuCelebrity

Gaz Paja shmang të folurën për “Portokallinë”, mos po mendon të largohet? 

 Para fillimit të këtij sezoni të “Portokallisë” në Top Channel u fol shumë se aktori Gaz Paja mund të ishte një nga aktorët që do të largohej nga spektakli i humorit. Fjlaë të cilat erdhën si rezultat i deklaratve të vetë aktorit. Gjithësesi, pavarsisht fjalëve, ne e kemi ndjekur sërish aktorin me numrta e tij edhe këtë sezon. Por a do të vazhdojë Gazi të jetë akoma pjesë e këtij spektakli?

I ftuar në “Jo vetëm modë”, në televizionin “Klan”, i pyetur nëse i pëlqen më shumë karriera në film apo ajo në televizion, tek “Portokallia”, Paja u përgjigj: Të parën që përmende. Ai ka refuzuar të flasë për “Portokallinë” duke na zgjuar dyshime në lidhje me prezencën e mëtejshme të tij në spektakël. Ai ka argumetuar më tej se puna të televizion të mëson shumë, porn ë të njëjtën kohë edhe të konsumon, sipas Pajës.

Aktori ishte edhe në premierën e filmit “Yjet e së ardhmes”, ku luan krah Elia Zaharias dhe aktorëve më të shquar të kinemasë shqiptare, si: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ema Andrea, Sadush Ylli, Karal Shena si edhe babai i tij, Luftar Paja

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF