KreuCelebrity

Ngacmimet seksuale, Hollivud ngre komsion për t’i luftuar ato

Pas skandaleve të shumta, Hollivud ka krijuar një komisioon për mbrojtjen ndaj ngacmimeve seksuale. Iniciativa, e mbështetur nga të gjitha studiot e mëdha të Hollivudit,u krijua nga producenti i “Star Wars”, Kathleen Kennedy dhe gra të tjera udhëheqëse në këtë sektor. Ai do tw kryesohet nga Anita Hill, gruaja që guxoi të sfidonte pushtetin e Uashingtonit.

Ishte ajo që prezantoi publikun me konceptin e ngacmimeve seksuale, kur dëshmoi në vitin 1991 kundër Clarence Thomas, në seancën e Senatit ku ai do të konfirmohej si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. “Është koha t’i jepet fund kulturës së heshtjes”, tha Hill në një deklaratë. “Ky moment na jep një mundësi të pashembullt për të sjellë ndryshime reale”. Themelimi i komisionit u njoftua në një deklaratë pwr shtyp, në të cilën drejtorët ekzekutivë të filmit dhe të medias janë gjithashtu të përkushtuar për financimin e tij.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF