KreuCelebrity

Aktorja e famshme së shpejti nënë, tregon garderobën e saj të re

Ajo është një na figurat më të dashura të kinematografisë, jo vetëm për shkak të pamjes dhe mirësjelljes që e karakterizon, por edhe sepse është një nga aktoret të cila i luajnë me pasion rolet e tyre.

Po flasim për Jessica Alba, e cila pak muaj më parë nëpërmjet një postimi në instagram bëri publike se priste të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë me bashkëshoritin e saj Cash Warren.

Alba për të bërë publik lajmin e shtatzanisë, zgjodhi të postonte në instagram një foto të saj ku shfaqej e veshur me të zeza dhe të dy vajzave të saj Honor dhe Haven, të cilat mbanin në duar numrin 1 dhe dy, e vet Jessica mbante në dorë numrin 3.

Ndërkohë që tashmë muajt kanë kaluar aktorja amerikane është treguar e kujdesshme edhe me garderobën e saj për të mos humbur stilin dhe thjeshtësinë që e karakterizon.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF