KreuCelebrity

Krishtlindje Kardashiane! Kim, Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kris tregojnë dekorimet e shtëpive

Kardashianët “vdesin” për dekorimet e Krishtlindjeve. Edhe pse pushimi është një javë larg, familja ka ndarë tashmë disa imazhe nga mega-rezidencat e tyre në mediat sociale. Fillimisht ka qenë Kim e cila ka publikuar disa foto nga shtëpia e mamasë së saj, e cila u ndoq më pas me një paradë fotosh nga motrat e saj, Khloe and Kylie.

Në shtëpinë e nënës së Kim kishte gati gjithçka. duke filluar nga një dre i madh në hyrje, për të vazhduar më pas me dritat shumë ngjyrshe dhe pa dyshim edhe bredhi, i stolisur si s’ka më mirë. Në fakt shtëpia e saj të jep më shumë idenë e një dyqani zbukurimesh se sa idenë e një shtëpie.

Më pas Kim na dha një pamje të atmosferës së brendhme të shtëpisë së madhe. Aty qëndronte një ari i madh i bardhë, i cili qëndronte i ulur në dyshme pranë tre pemëve të zbukuruara me llampa të kuqe.

Më pas motra e saj, Kourtney, i mori fansat e saj brenda shtëpiësë. 38-vjeçarja, ish-e dashura e Scott Disick u paraqit me një palë pizhame të kuqe me të bardhë, ndërsa kishte kapur flokët e saj. më pas ajo shkoi të na prezantonte me atmosferën në dhmat e fëmijëve, e duhet thënë se gjithçka ishte gati perfekte.

Në fillim të këtij muaji, Kylie Jenner, 20 vjeç, e cila thuhet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, tregoi pemën e saj të Krishtlindjeve brenda shtëpisë. Pema dukej të ishte rreth 12 metra e gjatë dhe e zbukuruar me pluhur borë të rreme. Epo Krishtlindje Kardashjane me pak fjalë.

    

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF