Tuna mami? Po mos e dinim që ka një djalë të vogël do të thoshim me plot gojën që nuk ka lindur kurrë një fëmijë. Duket se ajo ka vendosur të kthehet në mamin më seksi të showbiz. Pas lindjes së djalit sigurisht që mori disa kile më shumë, po nuk ka qenë edhe aq problem për ti rrëzuar.
Elegnate e në superformë është shfaqur ajo në foton e postuar së fundmi në faqen e saj në Instagram. Një mami trupin e së cilës e ëndërrojnë edhe 20-vjeçaret, kështu duket këngëtarja. Vetëm disa ditë më parë ajo foli rreth lindjes së të birit.
Tuna tregoi për vështirësit ndërsa tha se ishte detyruar që djalin ta lindte me operacion. Ajo kishte planifikuar që ta filmonte të gjithë ditën më të lumtur të jetës së saj, por ndërlikimi i momentit të fundit i prishi planet.
“Kishim pergatitur gjithçka per nje moment si ky – Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve me provokime ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente”, tregon Tuna. Epo duket se ditët e këqia morën fund e tani Tuna dhe Patrisi mund ti gëzohen pranisë së njëri-tjetrit.