Nëse do të jetonte, politikani i njohur shqiptarë, Sokol Olldashi, do të duhej të bënte 45-vjeç ditën e djeshme. Nga një ditë e lumtur, kjo ditë tashmë është kthyer në më të rëndën për familjarët, e sidomos për nënën e tij, Kozeta Mamaqin.
Ajo e ka kujtuar ditën e lindjes së djalit të saj, ndërsa me një status në facebook, ku tregon dhimbjen e një nëne na ka prekur të gjithë.
“E si mund të bëhet ditëlindja jote pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Ta përgatita edhe ëmbëlsirën e preferuar, gostita ata që erdhën, ata që vijojnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon… Sa shuëm të prita birë. Sa dëshirë për atë përqfim të ngrohtë. Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e tëtë vij pranë të kujdesem për tyu, sikurse më parë. dhmbje… dhë përsëri mall pa fund”, shkruan Kozeta Mamaqi.
Sokol Olldashi, dy herë ish-ministër në qeverinë e demokratëve, humbi jetën katër vite, më 20 nëntor të vitit 2013, në një aksident rrugorë, i cili ishte fatal për të. Automjeti i drejtuar nga vetë ai doli nga rruga dhe përfundoi në një rrëpirë në afërsi të Krrabës. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.