Të gjithë kur ishim të vegjël kishim një ëndërr për atë se çfarë donim të bëheshim kur të rriteshim. Dikush mësues, dikush doktoreshë e një tjetër avokat, por në shumicën e rasteve, pasi u rritëm nuk u bëmë ata që ëndërruam dikur.
E një fëmijë që ëndërronte ishte edhe ambasadori Donald Lu. Jo mësues as doktor, Lu ëndërronte të bëhej astronaut. Këtë ambasadori Lu e bëri të ditur gjatë një takimi një ditë më parë me nxënës gjatë programit “Meet America”.
“Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime”, i tha Ambasadori Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit “Meet America”, shkroi ambasada në “Facebook”, duke i bashkëngjitur edhe një foto të titulluar si fotoja e ditës. Epo ndoshta nuk u bë astronaut, por nuk është keq as si ambasador.