Që shqiptarët shpesh triumfojnë nëpër konkurse të ndryshme në botë, nuk është më ndonjë çudi, por gjithnjë na bëjnë krenarë me triumfet e tyre.
Modelja Margret Shllaku është shpallur si fotomodelja më e mirë në botë për vitin 2017. E pranishme si pjesmarrëse në në garën ‘Best Model of the World 2017’, ajo u përfshi edhe në grupin e pesë modeleve më të bukura në botë për virtin 2017.
“Falënderim special shkon për mikun tim Stefan Marena që ma ofroi këtë mundësi, gjithashtu e bukura Deljana Nebiu për mbështetjen dhe përzgjedhjen. Presidenten e Jurise, znj. Fevziye Çamer, me origjinë shqiptare që më mbështeti me përzgjedhjen e fustaneve të saj, Haute Couture. “Falënderim për yllin e bukur në juri, Drilona Boci. Natë e veçantë, njerëz të veçantë. Shqipëria asnjëherë nuk është përfaqësuar më mirë se këtë vit”, ka shkruar mes tjerash shkodrania në Instagram.
Në konkurrim morën pjesë modele nga 35 vende të botës, ndërsa Margaret ia doli të merrte çmim në mbrëmjen gala në kryeqytetin e Francës.