KreuCelebrity

Ju kujtohet “Njerëz” dhe fate”? Epo ka dritë për rikthimin e saj

Ju kujtohet telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate”? Sigurisht që po. E kujt nuk i kujtohet Era, Flori, Lola…një telenovelë që na mbërtheu të gjithëve para ekranit, teksa prisnim me padurim të shikonim se si do të shkonte fati i personazheve. Epo ka një dritë shprese për rikthimin e saj.

Aktorja Eni Jani, e cila luante rolin e “Erës” në film, e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” të moderatores Arjola Shehu na dha lajmin e mirë. ndërsa u pyet për vazhdimin  telenovelës, Eni u shpreh se po interesohen për ta sjellë sërish, duke qenë se janë të shumtë ata që duan të shohin si do të rrjedhin ngjarjet tek “Njerëz dhe Fate”.

Edhe më herët, aktorja është shprehur se do ishte mirë që RTSH t’i kthehej prodhimit të serialeve shqiptare, që kanë patur shumë sukses.

“Njerëz dhe fate” është telenovela e shqiptare, e cila u transmetua rreth vitit 2002-2003. Njerëz dhe fate nuk ishte thjesht një telenovele, secili aty gjente vendin e vet. Në epiqendrën e kësaj telenovele ishte vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës. E ishin pikërisht këto arësye që mbajtën publikun te gozhduar përpara ekranit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF