Fejesa e këngëtares së njohur Adelina Tahiri ka qenë lajmi i ditës së djeshme në mediat rozë në të gjithë trevat shqipfolëse.
Ka qenë Adelina vet ajo që nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në istagram kishte publikuar unazës dhe kishte shkruar se ajo i kishte thënë “Po”.
Përveç urimeve të shumta nga ndjekësit e saj në rretet sociale, familjarët, miqtë dhe kolegëve të saj, një urim për fejesë i ka bërë edhe çifti i famshëm Blero e Afrona Dika. “Urime”, “Urime Adi”, iishin urimet e bëra prej çiftit të njohur.
Sipas asaj që trasmetohet në media të ndryshme, i fejuari i këngëtares shqiptare është një biznesmen i suksesshmë i cili nuk i kursen suprizat për Adelinën, por kjo e fundit ka zgjedhur që mos ta bëjë publik emrin e të fejuarit të saj.
Vetë Adelina ka treguar se se është shumë e lumtuar dhe se ka gjetur princin e ëndrrave. “Më trajton si princeshë. Është lidhje e gjatë dhe serioze, dhe jam shumë e dashuruar. Si asnjëherë tjetër. Unë e kam gjetur princin, për mua është mashkulli ideal. Për të jam e përkryer”, është shprehur këngëtarja.



















