Prej disa javësh u bë e ditur se Sokol Balla u shkarkua nga detyra si drejtor informacioni nga Top Channel, por nga ana tjetër kjo figurë e njohur e medias vazhdon punën si autor dhe moderator i ‘Top Story’. Nuk u përfol për ndonjë largim të mundshëm të Ballës nga televizioni, deri më sot, kur mësohet se së shpejti do ta shohim në ekranin e Vizion Plus.
Burime pranë Gazeta Shqiptare kanë informuar se Balla është parë pranë ambienteve të konkurrentit të Top Channel, ku dhe është takuar me drejtuesit dhe stafin e afërt të televizionit. Mendohet se ‘Top Story’ do të transferohet sëbashku me Ballën në Vizion Plus, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Gazeta Shqiptare ka kontaktuar me Ballën, por ky i fundit ka thënë se nuk ka asnjë koment.
Ndoshta, ky është një paralajmërim që një tjetër figurë e ekranit po largohet nga Top Channel…?!



















