KreuCelebrity

Mungoi në festën e Top Media-s, Lori ka një arsye që nuk jua pret mendja

Në prag festash, gati të gjitha mediat apo bizneset organizojnë një mbrëmje festive për të argëtuar stafin e për ti bërë ata të ndihen mirë. E të njëjtën gjë ka realizuar edhe gigandi mediatik, Top Media. Ata e mbajtën mbremjen festive natën e djeshme.

I gjithë stafi, i përbërë nga gazetarë, moderator, spiger, etj, kanë qenë duke festuar deri në orët e vona të natës, por dikush mungonte. E dini se kush? Vetë e zonja e shtëpisë, Lori Hoxha. Duket e çuditshme, por ajo nuk ishte në mbrëmjen festive.

E dinë se për çafrë arsye? Sepse nuk kishte se çfarë të vishte, ose të paktën këtë arsye ka dhënë vetë bukuroshja nëpërmjet një postimi në Instagram. “Kur Grinçi nuk mundi të gjente një veshje që i pëlqente dhe tha: ‘Ok, kaq ishte! Nuk po shkoj fare’ e ndjeva vetë këtë!”, shkruan Lori. Epo kur ankohet dhe Lori se nuk ka se çfarë të veshi për një natë të tillë, imagjinoni pak se çafrë duhet të bëjmë ne?!

Trashëgimtarja e Top Media është një nga vajzat fashioniste më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale! Motrat Hoxha njihen për stilin e tyre të veçantë e të kuruar  të të veshurit dhe paraqitjet e tyre janë gjithmonë tepër të komentuara! Por pavarsisht kësaj, duket se këtë herë asgjë nuk e e ka bindur Lorin, e prandaj ka zgjedhur thjeshtë të mos shkojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF