Edicioni i 19 i festivalit “Kënga Magjike” sapo ka përfunduar, ndërsa edhe këtë herë pati përplasje mes artistëve për çështje pikësh. Një gjë e cila nuk ndodh për herë të parë në festival. E këtë e konfirmon edhe këngëtarja Era Rusi.
Edhe pse këtë të vit nuk ka qenë pjesmarrëse, e ftuar në emisionin “Thumb”, të Aulonës e Fatmës, Era tregon se, pikërisht për ndarjen e pikëve, një koleg nuk i ka folur asaj për një koh të gjatë.
“Në kaq vite në “Kënga Magjike” unë nuk i kam parë kurrë pikët apo e sata jam klasifikuar. Një X këngëtar nuk më foli dy vite. Për çështje pikësh, se nuk i kisha dhënë pikë në “Kënga Magjike”. Atë vit këngëtarët BIG nuk kishin këngë të mira dhe këngëtarët e rinj kishin super materiale. Edhe ne kemi qenë dikur të rinj dhe ankoheshim për ata që nuk na jepnin mundësinë. Si u pajtuam? Erdhi prapë Kënga Magjike.”, tha Era.



















