KreuCelebrity

Në pritje të fëmijës së tretë, Kim e Kaney-n nuk po i mban vendi

 Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë. Së shpejti Kim dhe Kaney do të kenë në gjirin e familjes edhe vajzën e tyre, e cila pritet të vijë në jetë. E teksa dita e “madhe” afron, aq më shumë nervozë janë Kim dhe Kaney.

Ata duket se janë në ankth deri në lindjen e vogëlushes, ndërsa gruaja që ata kanë zgjedhur nënën surrogate të fëmijës, shihet çdo ditë e më shuëm në lëvizje rrugëve të Los Angeles-it.

Me sa duket çifti do të qëndrojnë pranë vajzës së tyre në momentin e lindjes, ndërsa Kim, sipas miqve të saj, tashmë është zhvendosur në Los Angeles, për të qenë sa më afër së bijës, e për tu kujdesur që gjithçka të jetë në rregull për ardhjen e saj në këtë botë.

Ndonëse thuhet se ka marrë sugjerime të shumta nga miqt për emrin e vogëlushes, nuk dihet ende se kush është i preferuari i Kim. Vogëlushja që pritet të vijë në jetë është fëmija i tretë për çiftin, ndërsa tashmë kanë një vajzë dhe një djalë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF