KreuCelebrity

‘Bye-bye’ Pitt! Angelina Jolie vijon jetën si kurrë më parë!

Ndarjet mund të jenë të dhimbshme, por shpesh përfshirja në industrinë hollivudiane ndikon në vijimin e jetës njësoj si më parë. Angazhimet në karrierë nuk presin pauza të gjata, e mesa duket Angelina Jolie nuk e ka lënë më në pritje rikthimin e saj në ekran. Pas një kohe të gjatë prezantimi si regjisore, aktorja ka konfirmuar pjesëmarrjen në ‘Maleficent 2’.


Gjatë një konference për Telluride Film Festival, Jolie u shpreh se prej një kohe të gjatë tashmë po punohet për skenarin dhe se kjo pjesë e dytë do të vijë më e jashtëzakonshme se më parë. Nuk dihet nëse personazhet e tjerë kryesorë do të luhen nga aktorë të njejtë, por tashmë që Angelina zyrtarizoi pjesëmarrjen, filmi merr një tjetër kuptim. Para pak kohësh u përfol se studiot e Universal e kërkonin Jolie për një rol në ‘Bride of Frankenstein’, por axhenda e aktores është e zënë me këtë projekt tani për tani.

Duket se angazhimet në karrierë po ia lehtësojnë punën Angelina-s, e cila çdo ditë e më shumë duket se po e kapërcen ndarjen me Pitt…’Bye-bye’, Brad!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF