Të gjithë fansat e formatit po prisnin me padurim mbrëmjen e djeshme për të përjetuar ‘live’ emocionet e natës finale, por ajo që nuk pritej ndodhi me ‘Dance With Me’. Transmetimi i natës përmbyllëse u shty, e kjo nuk ka qenë e gjitha. Fillimisht ka qenë Linda Rei ajo që ka shpallur në Instagram se Xhensila dhe Trimi kanë qenë fituesit e këtij edicioni, ndërsa fakte të tjera kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/Bc4rPkLACk3/
Disa nga të pranishmit në sallë kanë fotografuar dhe xhiruar momentin kur Alketa ka shpallur çiftin e lartpërmendur si fituesit e DWM, e natyrshëm ka lindur pyetja: a nuk presupozohet se votimi nga publiku bëhet ‘live’…?! Imazhet janë të pamohueshme, ndërsa mundet fare mirë që peoduksioni të ketë menduar një mënyrë tjetër për të votuar ose ka quajtur të vlefshme vetëm votat e marra në çast nga spektatorët në sallë.
https://www.instagram.com/p/Bc0EQg1AEnz/
Burime pranë bordo.al kanë bërë të ditur se finalja është xhiruar më 17 dhjetor (ditën e diel), e të ftuar specialë kanë qenë Ermal Mamaqi dhe Erion Veliaj. Megjithatë, gjithçka mbetet e pakonfirmuar, edhe pse nuk dihet se ç’po ndodh me ‘Dance With Me’ këtë vit…



















