KreuCelebrity

2 duetet më të bukur të GALA-së së QKK-së/ Arditi dhe Inva me vajzat e tyre

 (Ardit Gjebrea dhe e bija)      

Përvjetori i 70-të i Pallatit të Pionerëve ngjarja që ka zhurmuar ditët e fundit,vijon të jehojë për vetë spektaklin GALA, që ngjiti në skenë yjet e artit shqiptar!

(Inva Mula në skenë me të bijën)

Mes vlerësimeve dhe kupave që institucioni i Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve që dha për themeluesit dhe ata që u bënë emrat më të rëndësishëm ndër vite, Monika Lubonja, drejtore e QKKF-së dhe njëherësh drejtore artistike e eventit, kishte menduar shumë surpriza, të cilat ekzaltuan publikun dhe të ftuarit që e ndoqën ‘live’ në sallën e Akademisë së Arteve, dhe që na ngacmuan edhe ne përmes këtyre fotove ekskluzive të BORDO.

(Ardit Gjebrea në skenë me të bijën)

Ndër momentet më të bukura duket se kanë qenë dueti i Ardit Gjebreas me vajzën e tij Anna, dhe ai i sopranos Inva Mula me vajzën e saj Nina. Kënaqësia e të interpretuarit të këngëve të tyre të dikurshme, në Festivalet e Fëmijëve, me pasardhësit e tyre sigurisht që jep jo vetëm emocion, por edhe një shpresë për vijimësinë e artit!

(Monika Lubonja)

Ndërkaq, të tjera momente nga kjo mbrëmje, ku u ngjitën në skenë artistet e mrekullueshme Irma Libohova, Suzana Turku, Suzana Frashëri, Yllka Mujo, apo edhe më të rejat Jonida Maliqi, Alketa Vejsiu, Kejsi Tola e Mishela Rapo vijnë në përmes fotove nga kjo natë GALA, mesiguri do të mbahet mend gjatë!

(Kejsi Tola)

(Kejsi Tola)

(Kejsi Tola)

(Inva Mula)

(Jonida Maliqi)

(Monika Lubonja)

(Robert Radoja)

(Inva Mula)

(Jonida Maliqi)

(Inva Mula dhe e bija)

(Enada dhe Gerti Vaso me djalin e tyre Roan)

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF