Në një intervistë ekskluzive, të publikuar në revistën “Chi”, Georgina Rodrigues, ka treguar për herë të parë rreth lindjes së vajzës së saj, Alana Martina, e cila erdhi në jetë më 22 nëntor. “Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e pashë për herë të parë dhe emocionin në fytyrën e babait të saj”, thotë e lumtur e dashura e Christiano Ronaldo-s. futbollisti ka tre fëmijë, Christiano jr dhe binjakët Eva e Mateo.
“Ka qenë madhështore. Kam provuar kaq shumë emocione dashurie. Nuk mund të ndahesha nga vajza ime dhe nuk i shqisja dot sytë prej saj. ti japësh jetë një fëmije është mrekullia e kësaj bote. Kur lindi ma vendosën menjëherë mbi bark dhe në gjoks.
Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e pashë dhe emocionin në fytyrën e babait të saj. unë dhe Christiano u pamë në sy, dhe më pas nuk ngopeshim duke parë të voglën tonë. Ishte lumturie pastër. Christiano më jepte zemër e më pas më tha se ndjehej krenarë për mua, për kurajon që kisha treguar. Kur u kthyem në shtëpi pas spitalit, kishte organizuar një darkë surprizë me të gjithë të afërmit tanë. Jam ndjerë gruaja më e lumtur në botë”, tregon 22-vjeçarja.
Lumturia e Georginas në fakt duket qartë. Ajo shpërndan gjithmonë momente të saj me familjen. E ulur në divan, ajo duket sëbashku me futbollistin, Christiano Ronaldo, e më fëmijët e tyre.



















